Njëri në PDK e tjetri në VV, vellëzërit Muja publikojnë fotografi së bashku

Vëllezërit Gazmend e Armend Muja kanë preferenca të ndryshme politike. I pari bën pjesë në PDK e i dyti së fundmi aderoi në Vetëvendosje.

Por për ta kjo nuk përbën ndonjë problem. Gazmend Muja së fundmi ka publikuar një fotografi me të vëllanë ku i ka shprehur atij mbështetjen për aderimin në VV.

Madje ka thënë se aderimi i vëllaut të tij në partinë e Kurtit është vlerë e shtuar.

Postimi i plotë:

Aderimin e vëllait, #ArmendMuja në subjektin politik LVV e pranojmë si respekt dhe konsideratë që i bëhet familjes Muja.

Aderimi i tij në këtë subjekt është vlerë e shtuar për LVV, ndërsa obligim për Armendin që me perkushtimin më të madh ta begatojë edhe më shumë misionin e tij prej politikani.

Nga ana ime-si vëlla, do ta ketë mbeshtetjen e plotë në arritjen e objektivave të tij, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.