Njësia Speciale niset në drejtim të Liqenit të Ujmanit (video)

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës aktualisht raportohet se janë nisur drejt një prej pikave më të rëndësishme strategjike në veri në Kosovës, Liqenit të Ujmanit.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga mediumi serb “Vecernje novosti”, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës me autoblinda është nisur në drejtim të liqenit të Ujmanit.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë një aksion të gjerë në nivel vendi, të përqendruar në veri të Kosovës, ku ka arrestuar dhjetëra serbë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe kontrabandë.

Policia e Kosovës edhe pse është përballur me rezistencë nga ana e serbëve në Zubin Potok, në aksionin e tyre për arrestimin e disa personave të përfshirë në kontrabandë dhe krim të organizuar, ka arritur që të kryejë aksionin me sukses.