Njihuni me macen më të vogël në botë (Video)

Këto mace kryesisht jetojnë në pyjet e Indisë dhe të Shri Lankës. Ato gjithmonë janë konsideruar të rralla dhe është menduar se janë në numër shumë të vogël prej tyre, por vëzhgimet e fundit tregojnë se ato janë më të zakonshme nga sa mendohej më parë.

Duke pasur parasysh madhësinë e tyre të vogël dhe aftësinë për të kapur brejtësit, ato mund të mbijetojnë nëse nuk përndiqen nga njeriu. Për fat të mirë, macja me njolla të ndryshkur mbrohet me ligj në të gjithë pjesën e saj dhe gjuetia e saj është e ndaluar.

Në videon e postuar më poshtë në YouTube nga BBC shihet macja më e vogël ne botë duke eksploruar territorin e saj në pyllin ku jeton. Si mace e re dhe duke njohur në përgjithësi natyrën e maceve ajo është shumë kurioze.