Nokauti i Dereck Chisoras duket edhe më brutal në slowmotion (video)

Dereck Chisora u rikthye furishëm në ringun e boksit, duke e nokautuar kundërshtarin, Artur Szpilka.

Chisoras iu deshën vetëm dy raunde kur boksieri veteran arriti që të nokautonte kundërshtarin e tij, shkruan Indeksonline.

Londinezi gjunjëzoi kundërshtarin polak me një goditje të fortë të djathtë, para se të kombinonte për një kroshe me të majtën.

Në një video të publikuar në slowmotion shihet se në çfarë forme brutale u nokautua Szpilka.

Sytë e tij ishin të mbyllur para se ai të binte në dysheme.