Nuk arriti të merrte asnjë mandat në zgjedhje/Jozefina Topalli dorëzon partinë pas 6 muajve: Jap dorëheqjen

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, “Lëvizja Për Ndryshim”.

Topalli, e cila  nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit ka theksuar se duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj qe njerëz patriot dhe te pa korruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e se djathtës shqiptare”

“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve  qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare” shkruan Topalli.