Nuk formohet Komisioni Hetimor, opozita lëshon seancën sallën e Kuvendit

Partitë opozitarë kanë lëshuar seancës për shkak se s’u votua për Komisionin Hetimor.

Kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se s’do të marrin pjesë në seanca derisa të formohet ky komision.

“Meqenëse se opozitës i është mohuar një e drejtë kushtetuese që është mbikëqyrja parlamentare e punës së institucioneve, Grupi Parlamentar i LDK-së deri në formimin e Komisionit Hetimor nuk do të marrë pjesë. Dhe për këtë ne lëshojmë seancën”.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës e ka lëshuar sallën e Kuvendit pas LDK-së. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk do të votojnë e as nuk do të marrin pjesë më tutje në seancë.

“Siç e thashë edhe më herët nuk do të marrim pjesë në votimet e mëtutjeshme. Nuk do të marrim pjesë as në seancë më tutje sepse nuk ka kurrfarë pakuptime, përderisa ju abuzoni me një të drejtë tonë parlamentare nuk ka asnjë kuptim qëndrimi ynë në seancë”, tha ai.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri njoftoi për largimin e deputetëve të AAK-së nga seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.