Nuk lirohen Gucati e Haradinaj: Specialja ua vazhdon paraburgimin deri në shpalljen e aktgjykimit

Dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati u është vazhduar paraburgimi.

Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e avokatit të tyre për mbrojtjen në liri, duke lënë në fuqi kështu masën e paraburgimit, shkruan lajmi.net.

Paraburgimi atyre u është vazhduar derisa të shpallet aktgjykimi për ta.

Të njëjtit pritet që brenda një periudhe jo shumë të gjatë të dalin përfundimisht para gjykatës kur edhe do të jepet verdikti për ta.

Edhe Gucati, edhe Haradinaj po akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.