Nuk miratohet rezoluta për të pagjeturit, merr vetëm 31 vota pro

As në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk është arritur që të miratohet rezoluta për të pagjeturit.

Kjo rezolutë arriti që të marrë vetëm 31 vota pro. Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci tha se kjo pikë do të hidhet në votim në një seancë tjetër.

Propozim-rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, u bë pas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, për çështjen “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Kjo seancë nisi me një minutë heshtje për doajenin e muzikës popullore, Ismet Peja, që mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.