Pl*goset një 33-vjeçar në Gjilan

Një 33-vjeçar është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në fshatin Gadish të Gjilanit.

Lidhur me rastin, Policia në Gjilan ka konfirmuar se është arrestuar një person ndërkaq viktima është duke marrë trajtim mjekësor.

Po ashtu bëhet e ditur se është konfiskuar edhe arma e zjarrit që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Me datën 24.12.2023 rreth orës 13:10 kemi pranuar informacion se fshatin Gadish, komuna e Gjilanit një person i moshës rreth 33-vjeçare është plagosur me armë zjarri. Viktima është duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, po ashtu është konfiskuar një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast” ka njoftuar policia.

Bëhet e ditur gjithashtu se njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.