Nuk votohet rezoluta e deputetëve për Luginën, mungesë kuorumi

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti në mungesë të kuorumit ka ndërprerë seancën e Kuvendit të Kosovës.

Rezoluta e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës nuk është votuar, për shkak të mungesës së kuorumit.

Është paralajmëruar që të martën të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të vendoset për seancën e ardhshme të rregullt.