41 aksidente gjatë ditës së djeshme, një me fatalitet

Siç raporton policia gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 41 aksidente komunikacioni, nga të cilat aksidente fatale ka qenë 1, aksidente me të lënduar 19, ndërsa 21 kanë qenë pa të lënduar.

Janë shqiptuar 1186 tiketa për kundërvajtje dhe janë arrestuar 18 persona.

11 persona janë ndalur në mbajtje dhe 1 ka shkuar në vuajtje të dënimit.