Nushi për deklaratën e Mimoza Kusarit: E poshtër, Enver Zymberi nuk është vra për fatura të rrymës

Deputetja dhe shefja e grupit të VV’së në Kuvend, Mimoza Kusari-Lila në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi ka deklaruar se “më mirë mjete prej KOSTT-it për rrymën në veri se të kthehen policët në arkivol”.

E këtë deklaratë, Nol Nushi nga PSD’ja, po e quan të poshtër dhe se veç Kusari Lila flet këso ‘poshtërsira’.

“Kjo eshte deklarate e poshter, e kesi poshtersina flet vec dikush si Mimoza Kusarin e ka vallezuar me te gjitha pushtetet. Sot udheheqe me Vetevendosjen ne Parlament.”, ka thënë Nushi.

Tutje, Nushi ia ka kujtuar Kusari-Lila se polici hero Enver Zymberi nuk është vrarë për fatura të rrymës.

“Enver Zymberi nuk eshte vrare per fatura te rrymes. Me deklaraten e saj, Kusari Lila e ka arsyetuar vrasjen e tij prej strukturave paralele serbe.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Komisioni për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ku Vetëvendosje e ka shumicën e anëtarëve të deputetëve votoi sot që shteti i Kosovës të paguaj 11 milionë euro për energjinë e shpenzuar nga serbët e veriut.