Nushi për zgjedhjen e Kelmendit si shef i financave në PTK: Kapja e shtetit po bëhet hapur, s’ka nevojë për përgjime

Anëtari i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi ka reaguar ndaj punësimit të Feim Kelmendit si shef i financave të Telekomit të Kosovës.

Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Mehmeti është militant i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas tij “kapja e shtetit sot po bëhet hapur”.

“Këqyreni këtë foto! Feim Kelmendi sot është zgjedhe Shef i Financave të Telekomit të Kosovës. K’si adhurimi për liderin nuk kanë as Rroni e Sadria. Kapja e Shtetit sot po behët hapur. S’ka nevoje as për përgjime që me e zbulu. Dikur punësonin njerëz të partisë. Mandej filluan me familjarët. Tash kane mbrri te frizeret, grate e frizereve e adhuruesit sikurse ky Feimi.” – ka shkruar Nushi.