Nushi: Përhajr Bajrami të gjithëve, përveç atyre që po duan të na i vjedhin nga 5 euro për tiketa ngjitëse

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka bërë një urim pak më ndryshe se të tjerët për festën e Kurban Bajramit.

Nushi ka uruar të gjithë për festën e Bajramit përveç atyre që sipas tij po duan të i vjedhin nga 5 euro për tiketa ngjitëse.

“Perhajr Bajrami krejtve, pervec atyre qe po dojne me na i vjedhe ka 5€ per tiketa ngjitese te veturave. Gjithe te mirat” , ka shkruar ai.

PSD ka organizuar një protestë para disa ditësh për tenderin me tiketa ngjitëse të nënshkruar nga ministria e Infrastrukturës.

Pas aksionit policia ndërhyri duke i arrestuar aktivistët përfshirë edhe kryetarin e partisë, Dardan Molliqaj i cili u mbajt për 48 orë në paraburgim.