Nxehet debati, Kastrati analistit të VV’së: Ti je tru bosh, ti je bërë me sulmu UÇK

Debat i ashpër ishte në RTK, ndërmjet analistit Ardian Kastrati dhe analistit të VV’së Krenar Shala, rreth zhvillimeve të fundit lidhur me aktakuzat ndajë presidentit Thaçi e kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, ku si Kastrati tha se ata të cilët kanë mendur ta minimizojnë Thaçin para datës 27 me këtë gjë kanë gabuar, përcjell Periskopi.

Kastrati po ashtu pati reagime të ashpëra ndaj Shalës, duke quajtur tru boshë, për sulmet për aktakuzat.

“Ti je tru boshë tru thatë, ti je bë me sulmu UCK . As nuk e kanë lexu dokumentin e Rambujes kta. UCK nuk ka ndarësi, edhe nuk flasë më me ty. Them se asni proces e dialogut nuk ka me përfundu lehtë. Nëse dikush ka tentu me godit Thaçin para datës 27, kanë gabu sepse nuk mundë të minimizonjë para drejtësisë. Kjo nuk është goditja ndaj Thaçit e Veselit, është ndajë UÇK’ se. Ne e dimë shumë mirë se kush ka qenë kundër kësaj marrëveshje pra VV’ja”, tha Kastrati.