“O zot më merr”, e tmerrshme në Përmet, i moshuari vetëvritet duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Përmet ditën e sotme. Një 75 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani” në qytetin e Përmetit. 75 vjeçari është identifikuar si shtetasi Xhelil Muço.

Përpara se të hidhej nga dritarja e shtëpisë së tij, i moshuari raportohet se ka vendosur një jastëk të bardhë në pragun e dritares.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ambulanca. Muço është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve fatale që ka marrë në kokë.