Momenti kur shpëtohet çifti i moshuar nga shtëpia e vërshuar në Skenderaj

Si pasojë e reshjeve të shiut, që janë duke vazhduar me intensitet të lartë në disa pjesë të vendit, janë shkaktuar vërshime në Mitrovicë e Skenderaj, komuna këto që kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Vërshimet e mëdha kanë bllokuar shumë rrugë dhe e kanë bërë të pamundur qarkullimin e veturave e të qytetarëve. Uji ka depërtuar edhe nëpër shtëpi, ndërkohë që ekipet e emergjencës janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që janë prekur nga vërshimet nëpër shumë pjesë të vendit.

Por në fshatin Llaushë të Skënderajt, në një rast kanë ndërhyrë zyrtarët komunalë, të cilët iu kanë dalë në ndihmë dy personave të moshës rreth 60 vjeçare.