Obiliq: Përurohen dy shtëpi për veteranët e luftës së UÇK-së

Në Ditën e Çlirimit të komunës së Obiliqit, u përuruan sot dy shtëpi për veteranët e luftës së UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Xhafer Gashi kryetar i komunës së Obiliqit ka falënderuar selinë qendrore të OVL UÇK-së, dhe organizatën humanitare “Ndihmo edhe ti” për kontributin e dhënë me rastin e ndërtimit dhe mobilimit të këtyre dy shtëpive.

“Veprat madhore në ditët madhore janë gjithnjë traditë e vendit dhe njerëzve të mi. Edhe sot, pikërisht në Ditët e Çlirimit të komunës tonë, me kryesuesin, nënkryetarin, përfaqësuesin e OVL UÇK -së dhe drejtorin e DSHMS dhe bashkëqytetarët bëmë përurimin e dy shtëpive banimi në Mazgit për familjen e Mustafë Mulakut dhe familjen e Isuf Klinakut.
Në ceremoninë e përurimit të dy shtëpive të banimit falenderova përfaqesuesin Hysni Gucati e OVL UÇK bashkë me përfaqesuesit nga qendra, përfaqësuesin nga organizata humanitare “Ndihmo edhe ti” për mobilimin e shtëpisë, ndërsa familjes Mulaku dhe Klinaku iu urova shëndet dhe gjithë të mirat në shtëpitë e tyre të reja”, duke uruar edhe 20 vjetorin e çlirimit të komunës”, shkruan Gashi.