Oda e Mjekëve dënon kërcënimin e bërë ndaj mikrobiologut Lul Raka

Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një reagimi ka dënuar ashpër kërcënimin e bërë ndaj specialistit të mikrobiologjisë doktor Lul Raka.

Tutje kjo odë u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të fillojnë veprimet e menjëhershme hetimore dhe ndjekjen penale të formave të tilla të kërcënimeve të cilat krijojnë siç thuhet “pasiguri jetësore ndaj profesionistëve shëndetësor të cilët lënë anash çdo gjë, përfshirë këtu edhe familjet e tyre, vetëm e vetëm për të qenë të gatshëm për t’i shërbyer vendit në situata të vështira siç gjendemi tani në kohë pandemie”.

Reagimi i plotë: