Operacion i Policisë së Kosovës në Lagjen “Bregu i Diellit”, arrestohet një shtetas turk i kërkuar nga Interpoli

Një operacion i Policisë së Kosovës, ka ndodhur para pak momentesh në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Burime të Gazetës Blic, bëjnë të ditur se në këtë operacion është arrestuar, një shtetas turk, i cili ka qenë i kërkuar nga ana e Interpolit.