Murati: Marrëveshja me Serbinë kalon nëpër Kosovën Lindore

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë kalon nëpër Kosovën Lindore dhe kjo, sipas tij, është një çështje që duhet ta kuptojnë politikanët kosovarë, shkruan Fokusi.info.

Ajo që është e rëndësishme ta kuptojë politika jonë është se asnjë zgjidhje në dobi të Kosovës nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e dialogut dhe e marrëveshjes finale edhe Kosova Lindore, shkruan Murati.

Postimi i plotë:

Marrëveshja me Serbinë kalon nëpër Kosovën Lindore.

Ajo që është e rëndësishme ta kuptojë politika jonë është se asnjë zgjidhje në dobi të Kosovës nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e dialogut dhe e marrëveshjes finale edhe Kosova Lindore. Fatmirësisht kjo ka filluar të kuptohet në shumë rretha ndërkombëtare me ndikim në rajon. Komentari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) një institucion që ka luajt një rol të rëndësishëm në përgatitjen e opinionit ndërkombëtar edhe për pavarësinë e Kosovës qartazi i rekomandon politikbërësve në Bruksel se janë dy rrugë për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë: ose autonomi për serbët ne Kosovë dhe shqiptarët në Luginë ose varianti që përfundimisht e zgjidh problemin ripërcaktimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Së shpejti pritet edhe raporti i plotë nga ICG.