Opozita e re, KQZ i jep mandatin tre deputetëve nga listat e PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot për dhënien e mandatit të deputetit 3 kandidatëve të rinj nga listat shumëmërore të PD. Kështu marrin mandatin Artur Rroshi nga lista e PD në Tiranë, Nikolin Staka dhe Zef Shtjefni në Shkodër.

Ata janë kryetarë të partive aleatë me PD, konkretisht: Zef Shtjefni, Partia Ora e Shqiperise, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat dhe Nikolin Staka, Lëvizja Demokratike për Ndryshim, PLDN.

Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Me betimin e tyre, numri i deputetëve në Parlament shkon në 110, ndër të cilët 79 nga maxhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.