Organizata Botërore e Shëndetit shpall emergjencë globale për koronavirusin

Koronavirus është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, pasi shpërthimi i virusit po vazhdon të përhapet me shpejtësi edhe jashtë Kinës.

Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera,” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Shqetësim mbetet përhapja në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore, raporton BBC.