Organizata terroriste ka marrë përgjegjësinë për rrethimin e qytetit Palma në Mozambik

Kejptaun, 29 mars – Grupi terrorist “Shteti Islamik” sot mori përgjegjësinë për sulmin disa ditor dhe rrethimin e qytetit strategjik bregdetar të Palmës në Mozambik, njoftoi DPA.

“Luftëtarët (Shteti Islamik) kanë marrë kontrollin e qytetit të rëndësishëm strategjikisht të Palmës dhe kanë vrarë më shumë se 55 forca të sigurisë të Mozambikut”, thuhet në kumtesën e SHI.

Ministria e Mbrojtjes e Mozambikut kumtoi se të paktën shtatë persona u vranë gjatë një sulmi që filloi të mërkurën kur rreth 100 kryengritës ia sulmuan qytetin e pasur me gaz në provincën e paqëndrueshme të Kabo Delgado.

Ndërkohë Hjuman Rajts Uatç (HRW) tha se një numër i madh civilësh ishin vrarë në kryengritjen, ndërsa qindra ishin larguar për shkak të dhunës.

Sinjalet e telefonisë mobile ndërpriten, gjë që e bën të vështirë marrjen e informacionit në lidhje me situatën, nënvizon DPA.