Organizatat e dala nga lufta bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit (Video)

Në 21 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, përfaqësues të Shoqatës së Invalidëve, Familjeve të Dëshmorëve, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe qytetarë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, shkruan Fokusi.info.

Ditët e çlirimit sivjet e gjejnë Kosovën në pandemi, gjë që ka ndikuar edhe në zvogëlimin e numrit të aktiviteteve të zakonshme që bëhen në qershor./Fokusi.info/