Osmani dhe Kurti shkojnë bashkë për homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij.

Osmani dhe Kurti kanë vendosur kurora lulesh te varri i Rugovës.

Po ashtu homazhe kanë bërë ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefi i zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog.