Ministri i Ramës jep lajmin e mirë: Po, mund të kemi dasma këtë verë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se çdo ditë njerëzit kanë shqetësime të ndryshme të shkaktuara nga pandemitë. 

Një ndër to u shpreh ai, është në lidhje me dasmat.

“Më pyesin çdo ditë, a do të ketë dasma? Nëse do kemi një lehtësim të masave shtrënguese, mund të kemi aktivitete ceremoniale, në ambientet të hapura, me protokoll.

Të gjithë jemi të interesuar. Mund të ketë dasma, por nuk mund ta marr unë këtë vendim”.