Osmani: Kërcënimet ndaj policëve vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me kërcënimet që po marrin policët në veri të vendit.

Ajo, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka thënë se këto kërcënime po vijnë nga Serbia dhe strukturat e saj kriminale.

Sipas saj, kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë.

Postimi i saj i plotë:

“Dënoj kërcënimet ndaj 🇽🇰 oficerëve të policisë nga Serbia dhe grupet e saj kriminale. Policia jonë është profesionale dhe multietnike. Kjo fushatë duhet të ndalet dhe autorët të dalin para drejtësisë. Ne qëndrojmë me policët tanë, ndërsa ata me guxim shërbejnë për një 🇽🇰 më të sigurt për të gjithë”, ak shkruar ajo.