Osmani: Kosovës t’i jepet statusi kandidat, jemi më të vendosur se kurrë drejt të ardhmes evropiane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas pjesëmarrjes në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt sot në Bruksel, ka dalur me një reagim në rrjetet sociale.

Osmani përmes faqes së saj në Facebook, tha se Kosova i ka plotësuar kërkesat e Bashkimit Evropian, duke iu referuar kërkesave që kanë të bëjnë me heqjen e masave ndaj vendit tonë.

“Është koha të shohim hapa konkret nga BE: të hiqen masat dhe të jepet statusi i vendit kandidat për Kosovën. Jemi më të vendosur se kurrë drejt të ardhmes sonë evropiane”, theksoi Osmani.