Blerim Latifi: Jakupovski dhe Vjosovska

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Blerim Latifi ka parashikuar se edhe Vjosa Osmani mund të ketë fatin e Jakup Krasniqit, kryetarit të dikurshëm të Kuvendit, i cili më pas u nda nga Partia Demokratike.

Ai është shprehur se përplasja e Vjosa Osmanit me deputetët e LDK-së ja kujton përplasjet e Jakup Krasniqit me deputetet e PDK-së.

“Përplasja e Vjosa Osmanit me deputetët e LDK-së seç po ma kujton Jakup Krasniqin kur ua ndalte mikrofonin deputetëve të PDK-së dhe e quante rrugaç Bajram Rexhepin. Pastaj PDK- ja i reagonte duke e quajtur Jakupovski. Me siguri tash në LDK Vjosën e quajnë Vjosovska”, ka shkruar ai.