Nis protesta e veteranëve në mbrojtje të luftës së UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës, ka filluar protestën në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, shkruan Fokusi.info.

Afër 99 persona kanë zënë pozicionet në pikat e kuqe në sheshin “Skënderbeu”, duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19.