Osmani takohet me Scholz, thotë se e diskutuan heqjen e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se kanë diskutuar edhe për heqjen e vizave.

“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka thënë Osmani.

Postimi i plotë i presidentes Osmani:

Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.

Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë.