Osmani takon ambasadorin Heldt

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë Christian Heldt.

Osmani po ashtu do të takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot si dhe në orët e pasdites do ta takojë përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani organizon gjithashtu sot në orët e mbrëmjes do të organizojë pritje për përfaqësuesit e medieve të akredituara në Kuvend.