Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskutojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

Osmani tha se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

“Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon. Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën, dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X./Fokusi.info/