Një tërmet shkundi Shqipërinë gjatë natës

Një lëkundje tërmeti është regjistruar gjatë natës në Shqipëri, rreth orës 02:40, shumë pranë Tiranës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave tërmeti ishte me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter.

Epiqendra ishte 1 kilometër në fshatin Bubq të Fushë-Krujës, me një thellësi prej 34 kilometrash.

Kujtojmë se vendi u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, të vitit të kaluar, duke marrë 51 jetë njerëzore.

Po ashtu tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar me magnitudë 6.4 shkaktoi qindra të plagosur dhe mijëra të tjerë të pastrehë./abcnews.al