Osmani tregon arsyen e largimit të fotografisë së Presidentit Thaçi

Kryeparlamentarje e re, Vjosa Osmani, ka treguar arsyen e largimit të fotografisë së presidentit Hashim Thaçi.

Vjosa është prononcuar para mediave rreth largimit të fotografisë së presidentit Hashim Thaçi, duke e zëvendësuar atë me fotografin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Ajo ka thënë se e njoh ligjin për simbole, dhe ai nuk e përcakton se në cilin cep të ndodhet fotografia e presidentit.

Osmani ka thënë se në ballë të zyrës kam dashur që ta kem dikë që më inspiron, duke aluduar në Ibrahim Rugovën.

“Natyrisht që ka arsye. Unë e njohë ligjin dhe në përputhje të plotë me ligjin fotografia e presidentit është në Kuvend. Unë kam dashur qe në ballë të zyrës ta kem dikë që më inspiron. Ligji për simbolet nuk e përcakton se në cilin cep të ndodhet fotografia e presidentit”, tha Osmani para gazetarëve.