Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.

Ajo ka thënë se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, teksa u shpreh se shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer, shkruan Zeri.info.

“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.

Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, shkroi ajo ndër të tjera.