Vjedhje e rëndë në Lluzhan të Podujevës, dy të arrestuar

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në një market në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku janë arrestuar dy persona.

Persona të dyshuar kanë depërtuar brenda dyqanit, me ç’rast kanë vjedhur kasafortën me para, cigare dhe dokumente tjera.

“Rasti ka ndodhur në një qendër tregtare në fshatin Lluzhan, ku persona të dyshuar kishin depërtuar me forcë brenda objektit dhe dyshohet se nga aty kanë marrë një kasafortë me para, paketime cigaresh si dhe dokumente të ndryshme”, ka thënë zëdhënja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkaq, personat e dyshuar të arrestuar janë: V. R. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. B. mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve policorë, janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë