OVL reagon ndaj ftesës së Time Kadriajt për në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar edhe njëher ndaj Gjykatës Speciale, duke konsideruar se edhe ajo do të dështoi sikur gjykatat e mëhershme.

Poashtu ata kanë reaguar edhe me rastin e ftesës për gjykatë, të ish deputetes Time Kadriaj, e cila është ftuar në cilësinë e dëshmitares me datën 18 shtator 2019.

Reagimi i plotë

Për më shumë se një dekadë, ishim dëshmitarë të dështimit total të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë, e cila përmes mekanizmave të ashtuquajtur të drejtësisë, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Edhe Gjykata Speciale me seli në Hagë, konsiderojmë se do të dështoi në këtë drejtim, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare dhe nuk ka kryer krime.

Të gjithë luftëtarët e UÇK-së, e edhe Time Kadriaj e cila do të shkoj me datën 18 shtator 2019 në Hagë, do të dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare./Fokusi.info/