Hoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

327

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka njoftuar se nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Hoti tha se zyrtarizimi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonive që ka zhvilluar me 4 shtator 2020 me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nga Shtëpia e Bardhë në Washington.

Tutje Hoti theksoi se Kosova, si shtet sekular mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Duhet përkujtuar që gjatë javës së kaluar lajmi.net raportoi ekskluzivisht për përgjigjen e shtetit të Izraelit lidhur me mundësin e zhvillimit të një takimi si dhe zyrtarizimit të njohjes së shtetësisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër

nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.

Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë./Lajmi.net/