OVL UÇK në Obiliq, kryetari Fehmi Mjeku nuk është i përfshirë në incident

Mbrëmë u raportua në disa media për një rrahje mes disa personave në Komunën e Obiliqit, për të cilën u tha se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi i kishte prirë një sulmi fizik kundër kundërshtarëve politik të iniciativës qytetare të Xhafer Gashit, e që siç raportohej pjesë e këtij sulmi ishte edhe kryetari i OVL UÇK-së dega në Obiliq, Fehmi Mjeku.

Por, për këtë ka reaguar OVL UÇK në Obiliq, duke njoftuar opinionin se kryetari i saj z.Fehmi Mjeku nuk është i përfshirë në incident.

Reagimi i plotë

OVL e UÇK-së, dega ne Obiliq njofton opinionin se kryetari i saj z.Fehmi Mjeku nuk eshte i perfshire ne incidentet e mbremshme siq kane raportuar disa portale.
Njekohesisht do i sfidojme ligjerisht per qellimet e tyre tendencioze./Fokusi.info/