Paris: OVL UÇK po lobon për miratimin e rezolutës për gjykatën speciale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,  Hysni Gucati, i cili po merr pjesë në Asamblenë e 29 të Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve të Luftës, që po mbahet në Paris, po lobon për futjen në rend dite, miratimin e një rezolute nga ana e kongresit.
Me kryetarin e veteranëve të botës

Me kryetarin e komitetit për rozoluta.

Sipas burimeve tona, kjo rezolutë do të futet në rend të ditës në ditën e tretë(të hënën).
Rezoluta ka të bëjë me gjykatën speciale e cila për OVL UÇK-në është e papranueshme për shkak se merret vetëm me UÇK-në e jo edhe me krimet serbe.
Një pjesë e kësaj kërkese të OVL UÇK-së, që i drejtohet Asamblesë:
Ju drejtohemi me kërkesë që Asambleja e Përgjithshme e 29, të aprovojë një rezolutë përmes së cilës do të konsiderojë se Ligji për dhomat e specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar, dhe i gjithë procesi përmes të cilit do të gjykohen Ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i padrejtë dhe diskriminues në kundërshtim me konventat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Që Dhomat e specializuara të kenë juridiksion mbi të gjithë personat që kanë kryer krime në kuadër të juridiksionit të tyre lëndorë pa dallim nga përkatësia e grupit apo etnitetit, kundër personave me nënshtetësi kosovare/IRJ kudo që janë kryer ato krime.
Që Federata Botërore e Veteranëve, të caktoj një person i cili do të mbikëqyrë punën e Dhomave të Specializuara të gjykatës Speciale dhe do t’i raportojë Asamblesë së ardhshme të Përgjithshme për shkeljen e të drejtave në këtë proces gjyqësor.