Ministri i Financave në largim, Bedri Hamza ka thënë se është ndarë fondi për zgjedhjet e 6 tetorit.
Hamza tha se ky fond i ndarë për KQZ’në është afro 6 milionë euro.
“Ne veç ja kemi dhënë paret KQZ’së, nuk mundemi me rreziku kualitetin e zgjedhjeve, është një këreksë rreth 6 milionë euro, ne e kemi nda fondin dhe janë kriju të gjitha parakushtet për më u zhvillu një proces i mirë i zgjedhjeve”, tha ai në Debat Plus.
Tutje, Hamza tha se Ministria e Financave ka menduar për këtë çështje.
“Ne kemi qenë të vetmit që kemi mendu për këtë çështje, në kuadër të Ministrisë së Financave i kemi rregullu këtë punë, dhe falë kësaj nuk jemi në situatë kur nuk kishim me pasë mjete për mos me u organizu zgjedhjet”, tha Hamza.
Kujtojmë që zgjedhjet do të mbahen me 6 tetor.