OVL UÇK pyet Kurtin: A i ke ofruar bashkëpunim Speciales në Bruksel

Një raport i Këshillit të BE-së ku kryeministri Kurti lavdërohet për bashkëpunimin me Specialen ka shkaktuar reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj Organizate, Faton Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Organizata që ai udhëheq aktualisht, kërkon transparencë nga Kurti në këtë drejtim, shkruan Fokusi.info.

Ai ka kërkuar që Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim.

Postimi i plotë:

Në bazë të një raporti të BE-së, i cili po publikohet nëpër media, theksohet se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.

Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.

Si OVL UÇK kërkojmë që kryeministri Albin Kurti të jetë transparent me publikun dhe të tregojë se a është takuar në Bruksel me Dhomat e Specializuara për t’iu ofruar bashkëpunim./Fokusi.info/