OVL UÇK takohet me Benito Mares, bisedohet rreth spotit për luftën e UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kryesuar nga kryetari Hysni Gucati, është takuar sot me sponzorin financiar të Memorialit Nacional të UÇK-së në Marinë të Skënderajt z.Benito Mares, shkruan fokusi.info.

Në takim, përveç tjerash, është biseduar edhe për realizimin e një video-spoti, i cili do të jetë me motive të luftës për liri, për luftëtarët dhe dëshmorët e UÇK-së./Fokusi.info/