Theret me thikë një person në qendër të Prishtinës

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur pak më parë në Prishtinë, saktësisht në lagjen ‘Dardania’.

Në këtë rast një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se të plagosurit në këtë rast ndihma e parë i është dhënë nga zyrtarët policorë të cilët kanë arritur në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin nuk janë deklaruar nga Policia e Kosovës për të dhënë detaje shtesë.