OVLUÇK-ja paralajmëron protestë më 9 korrik

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj, ka bërë me dije se më 9 korrik Organizata e Veteranëve do të organizojnë protestë në mbrojtje të luftës së UÇK-së.

Ai në emisionin në “Debat” në RTK ka thënë se do të protestojnë për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Haradinaj tha se për caktimin e datës së protestës, ka vendosur kryesia në mbledhjen e mbajtur sot./Fokusi.info/