Owen bën parashikimin e rezultatit për derbin Man Utd – Man City

Sulmuesi i njohur anglez, Michael Owen, ka bërë parashikimin e tij para derbit mes Manchester United dhe Manchester City.

Këto dy skuadra të mërkurën mbrëma do të përballën në ‘Old Trafford’, në një ndeshje përcaktuese për titullin e Premierligës.

Owen, që në të kaluarën ka veshur fanellën e të dy skuadrave, pret që derbi mes Manchester United dhe Manchester Cityt të përfundojë 2:2.

“City ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në ‘Old Trafford’, por United ka nevojë të kapërcejë këtë situatë pas paraqitjes së dobët në ‘Goodison Park’ të dielën”, ka deklaruar Owen, përcjell ‘lajmi.net’.

“Të gjithë në klub janë të lënduar pas humbjes 4:0 ndaj Evertonit, por ata kanë një mundësi ideale të para tyre të mërkurën mbrëma, ata nuk guxojnë të luajnë keq sërish”.

Ai tutje ka shtuar se pret një barazim 2:2 në këtë ndeshje.