Pa fitues përfundon ndeshja Itali – Gjermani

Ka përfunduar pa fitues sfida mes Italisë dhe Gjermanisë e luajtur sonte në Kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Pellegrini i dha epërsinë skuadrës së Italisë kur shënoi në minutën e 70-të, ndërsa ka barazuar Kimmich pas vetëm tre minuta lojë gol ky që edhe e vendosi këtë sfidë.

Sot është luajtur edhe një ndeshje tjetër në Ligën A, ku Hungaria e mposhti Anglinë me rezultat 1:0.