Paçarizi: Dorëheqja e Konjufcës s’do ta kthente besimin e humbur në mes LDK-së e LVV-së

Profesori universitar, njëherësh njohësi i çështjeve politike në vend, Rrahman Paçarizi, ka thënë se edhe në rast që Glauk Konjufca jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, kjo nuk do të rikthente besimin e humbur në mes LDK-së dhe LVV-së.

Përmes një statuti në Facebook, Paçarizi ka vlerësuar potencialin politik të Glauk Konjufcës duke sugjeruar që nga ai të kërkohet një zgjidhje më kreative për formimin e koalicionit, e jo të bëhet siç ka thënë ai ‘kurban’.

Postimi i plotë i Rrahman Paçarizit:

KURBAN A IDE KREATIVE PER KOALICIONIN

Po pohohet e mohohet doreheqja e Glauk Konjufces nga pozita e kryetarit te Kuvendit te Kosoves. Ky akt do te mund te krijonte kushte per tejkalimin e perkohshem te krizes dhe do te digjte karten e LDK-se. Mirepo, besimin e humbur ndermjt dy partive nuk e rikthen. Glauku sigurisht qe me nje akt te tille do jepte shembull te sakrifices personale dhe do te behej hero. Mirepo, dy partite politike duhet te deshmohen me kreative per gjetjen e zgjidhjeve.

Glauk Konjufca per mua eshte nje nder njerezit me te respektuar, me te merituar dhe me te dijshem te skenes politike ne Kosove. Tekefundit lypjani atij nje zgjidhje kreative – besoj ua thote. Shiheni si burime te ideve e jo si kurban te mundshem (nga te dyja partite).